Familjarët e heronjve Zhitia e Fazliu: Vazhdoni ta stoponi Serbinë, mbroni Kosovën

Me rastin e 35-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, Qeveria e Kosovës organizoi një akademi përkujtimore në Prishtinë. Krerë të shtetit e familjarë të dy dëshmorëve vlerësuan lart veprat dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin veprimtarë të shquar politik të viteve 80-ta, të cilët i bashkoi ideali për lirinë e atdheut.

“Jeta dhe vepra e tyre duket si një vepër e shkruar në bashkautorë, por në të vërtetë Afrimi dhe Fahriu janë dy personave historike të së njëjtës dramë që ndonëse hynë në të njëjtën vepër me demonstratat e vitit 1989, ata shfaqen në një skenë të përbashkët tek në shtator të vitit 1989, pasi Afrimi dhe Fahriu ishin njohur vetëm 6 javë të jetës së tyre, por mbase kështu e ka puna e idealit përbashkues, jemi autorë bashkë pa qenë bashkautorë dhe nuk jemi bashkautorë kur nisemi pikërisht meqë do të bëhemi të tillë rrugës”, potencoi Kurti.

Kurti duke përmendur krijimin intelektual të dy heronjve, angazhimin dhe veprimtarinë e tyre, tha se gjithçka nëpër çfarë kishin kaluar Afrimi dhe Fahriu, u provua dhe sprovua më 2 nëntor 1989, kur të dy rezistuan të armatosur përballë njësive speciale të policisë, deri ranë dëshmorë.

“Me aktin e tyre të rezistencës dhe qëndresës, Afrimi dhe Fahriu e përkryen veprën e tyre politike në një shembull të përbashkët, si dy shokë të idealit, si dy dëshmorë të kombit, si dy heronj të popullit tonë liridashës, andaj sot duke i kujtuar Afrimin dhe Fahriun përmes protokollit shtetëror të Qeverisë së Kosovës, ne e institucionalizojmë edhe më fuqishëm veprën e tyre në qenien dhe në identitetit tonë të shtetit tonë të pavarur dhe brenda vlerave mbi të cilat është ngritur shteti ynë e drejt rrugës që atë e pret në të ardhmen. Si kryeministër i Republikës së Kosovës e ndjej gjithë peshën aq të rëndë por edhe aq të çmuar të veprës së heronjve të popullit Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut e ardhur si një amanet politik për të gjithë ne, një amanet që duhet lexuar veçanërisht në përvjetorët e rënies së tyre. Por çka na thotë më saktë amaneti politikë i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Le ta lexojmë atë duke rikujtuar fjalët e tyre, gjegjësisht të Afrimit, ku në fjalimin e tij në demonstratën e 1 nëntorit 1989, vetëm një ditë pasi të vritej, po citoj “Të bashkohemi rreth lëvizjes dhe kushtrimin për liri ta qojmë në çdo shtëpi shqiptare, e këtë kushtrim, Fahriu e kishte thënë mes shokësh pa numër herë, duke këmbëngulur siç tregojnë ata “vetëm me luftë të armatosur mund të çlirohet Kosova”, tha Kurti, duke shtuar se amaneti i tyre u vazhdua nga shokët.

Sadete Zhitia, motra e heroit Afrim Zhitia kujtoi thënien e babait të tyre kur thoshte se “kur të rriten e shkollohen vajzat e djemtë e këtyre heronjve që ia kanë kthyer gjoksin Serbisë, do të bëhet Shqipëria.

“Kjo na bën të besojmë fuqishëm se procesi i lirisë dhe shtet-bërjes po kalon krejt natyrshëm shkallët e domosdoshme me njerëzit e duhur në secilën fazë të saj. I nderuar kryeministër, Glauk, Liburn dhe të gjithë ju që jeni në ballë të proceseve, po vazhduat ta stoponi Serbinë dhe të zezat e saj kundër shtetit tonë dhe ta mbroni sovranitetin e republikës siç po e bëni, i keni bërë të gjitha, kështu mendoj që do ta keni bekimin e heronjve dhe përkrahjen e shqiptarëve”, tha Zhitia.

Nipi i heroit Fahri Fazliu, Fahri Fazliu i riu, tha se si familjarë ndihen të gëzuar kur shohin që 35 vite pas rënies së Afrimit dhe Fahriut, kujtimi për ta ende vazhdon të nderohet.

“Na vjen mirë të shohim që kujtimet dhe rrëfimet për Afrimin dhe Fahriun nuk janë vetëm kujtime dhe rrëfime në mes familjarëve dhe shokëve, por janë edhe ngjarje të shënuara nga vet shteti i Kosovës dhe këto ngjarje nga viti në vit po e marrin vendin e tyre në historinë e Kosovës”, tha Fazliu.

Ndërkaq, historiani Durim Abdullahu tregoi historinë e fotografisë së afishuar të dëshmorit Fahri Fazliu.

Abdullahu potencoi se veprat e kryera, aksionet, organizimet, librat dhe ngjarjet e shumta të ruajtura e të rrëfyera nga familjarët e shokët të heronjve janë burimet bashkëkohore të historisë politike të Kosovës.

“Në ditët e fundit të tetorit të vitit 1989 kur protestat në Kosovë ishin kryelajmi i ngjarjeve në Jugosllavi, mes mijëra protestuesve në qendër të Prishtinës, një fotoreporter boshnjak e ndali një protestues të ri dhe i shkrepi një foto portret. Dy muaj më vonë, fotografia e tij e nisur me postë arriti nga Sarajeva në Prishtinë në adresën e personazhit që ai e kishte fotografuar. Por, ndërkohë ky djalë që kishte pozuar në mes të protestuesve për fotoreporterin boshnjak ishte vrarë në një rënie me shumë jehonë. Ai ishte Fahri Fazliu, kurse fotografia e shkrepur nga fotoreporteri boshnjak që ndër vite dhe ndër përvjetor është afishuar sikurse edhe sot këtu. Të tjera fotografi dhe letra, traktate, parulla, fjalë të thëna dhe vepra të kryera, aksione dhe organizime, libra dhe ngjarje të shumta që janë ruajtur dhe janë rrëfyer nga familjarët dhe shokët janë burimet bashkëkohore të historisë politike të Kosovës, përmes të cilave mund të gjurmohen dhe të jetëshkruhen profilet e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu”, tha Abdullahu.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews