Shqetësimet se Presidenti i ri Trump mund ta braktis Ukrainën ka dërguar të martën Kryediplomatin e administratës së Joe Biden në largim, Antony Blinken në Bruksel për të ndarë frikën se Trump në ardhje mund ta braktis Ukrainën.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan Trump, po lëviz me shpejtësi për zgjedhjen e kabinetit të administratës së tij dhe tashmë janë bërë hapa në përcaktimin e shefit të ri të CIA-s, shefes së kabinetit të ri dhe grupi emrues Trump po punon në përzgjedhjen e figurës kryesore të shtetit në politikën e jashtme Marko Rubio, që aktualisht pritet ta zëvendësojë Antony Blinken.
Nëse vjen në këtë pozitë senatori Rubio, ai njihet si një trashëgimtar i politikave të ish -presidentit Bush edhe për aleancë me evropianët, por sekretari i shtetit në SHBA, zakonisht përfaqëson politikën e jashtme të presidentit e jo qëndrimin e vet politik. Mark Rubio ka një përparësi krahasuar me cilin do kandidat të rrethit të Presidentit Trump dhe në këto konstalacione, ai ishte takuar me ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe tash me Presidenten aktuale Vjosa Osmanin si një mbështetës i Kosovës.
Biden në largim dhe Gjermania që shkon në zgjedhje të reja, zbehin shpresat për përparim të Ukrainës në front
Administrata në largim e Joe Biden, po mundohet ta mbaj të gjall ritmin e financimit të Ukrainës për ta fituar luftën kundër Rusisë me aleatët e bashkuar evropianë ndër të cilët Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë dora më e zgjatur e Kijevit në një luftë që pritet të jetë e gjatë, por që Ukraina nuk mund të rezistojë pa infuzionim financiar e teknologjik të aleatëve, ndërkaq janë ngritur shumë pikëpyetje të kësaj përkrahjeje nëse Trump do të pozicionohet pro Ukrainës, apo do ta provojë zgjidhjen e problemit me faljen e territorit ukrainase dhe mos diskutim të kthimit të Krimesë te ish pronari.
Kreu i NATO-s Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve të mbështesin Ukrainën për kohë të gjatë, duke parë se Rusia po konsolidohet me ushtarë koreano veriorë numri i të cilëve do të rritet nga 13 mijë sa janë aktualisht në Rusi, në dhjetëra mijëra tjerë, pasi Rusia dhe Koreja Veriore, nënshkruan një traktat për bashkëpunim në mbrojtje dhe luftë.
Sekretari i NATO-s Rutte, po kërkon nga aleatët ta mbështesin Ukrainën e cila përveq përballjes me Rusinë pritet të përballet edhe me dimër të ashpër
“Ne duhet të rrisim koston për Putinin dhe miqtë e tij autoritarë, duke i ofruar Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për të ndryshuar trajektoren e konfliktit”, ka thënë Rutte.
Evropa nuk është e bashkuar aq sa duhet për mbështetje të Ukrainsë pasi Gjermania shkon në zgjedhje të reja më 26 shkurt të vitit 2025 dhe derisa ka qenë superfuqia kryesore nga BE për Ukrainën, ajo më nuk mund të ndajë mjete deri në një qeveri të re gjermane të zgjedhur diku kah prilli i vitit 2025.
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se pret që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe beson se fitorja e Donald Trumpit jep inercion të ndërprerjes së saj, tha në Jahorine të Sarajevës ai në një konferencë biznesi dhe shprehu bindjen se Ukrainën nuk duhet furnizuar më aleatët ./Telegram News