Presidenti Trump i jep formë kabinetit, Ballkani Perëndimor dhe  Kosova nuk shihen në agjendë prioriteti

Me emërimin e  mundshëm të Marko Rubio Sekretar shteti Presidenti drejtë Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, po u jep kahe  premtimeve elektorale që kanë të bëjnë me  Kinën si superfuqi ekonomike që ndan  vendin e parë në indeksin ekonomik të revolucionit industrial në botë.

Ajo që po përkufizon Trump në emërimet e përditshme nga  lista e të zgjedhurve, nuk shihet në asnjë paralele  të qasjes  me ndonjë mënyrë ndaj Rusisë dhe Federata Ruse është lënë pas dore nga ajo që shohin sot ekspertët e zhvillimeve politike globale.

Një lajm se Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putin me theks të veçantë për  kufizimet e Rusisë në sulme ndaj Ukrainës, është demantuar  gjatë së hënës nga zëdhënësi i qeverisë ruse Dimitri Peskov, duke mohuar se Putin ka folur me Trump.

Gjatë së hënës dhe të martës në Rusi kanë vazhduar talljet  me Trump, duke mos e konsideruar  presidentin e ri në ardhje si njeriun e duhur për ndërprerje të luftës Rusi-Ukraninë  dhe për procese të shuarjes së krizave  globale.

Rubio që ka shërbyer përtej linjave partiake në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe në Komitetin e Senatit për Inteligjencën, tashmë ka krijuar  bindjet amerikane se ai do të emërohet në postin e sekretarit amerikan të shtetit.

Rabio shihet me dyshime rreth mundësive të ndërhyrjes  së SHBA-së në zgjidhjen e konflikteve , veçmas në ndërprerjen e luftës Rusi -Ukrainë, derisa nuk pritet  në asnjë mënyrë të dekurajojë Izraelin  të heq dorë nga shkatërrimi i Rripit të Gazës.

Çka e bëri fitimtar elektoral Trumpin në SHBA?

Politikat ekonimke ishin  pikëpamjet që amerikanët e sollën në Shtëpinë e Bardhë edhe një herë Presidentin Trump, duke i dhënë mandatin e përmirësimit të jetës së 60% të popullit amerikan.

Ekonomia e industrisë së rëndë në dekadën e fundit ka importuar sasinë më të madhe të produkteve të hekurit të papërpunuar dhe produkteve lëgurore nga Kina të cilat e kanë bërë super fuqi ekonomike shtetin kinez me dollarin amerikan dhe disbalanci ekonomik mes Trump dhe Camalla Harris  mbështetej në episodin e tatimeve shtetërore.

Presidenti në ikje Biden me zëvendësen e tij Harris, kishin rritur çmimet e tregut  karshi prodhimeve  të industrisë kineze deri në masën sa Kina i përballoi fluksit të rritur  të tatimit doganor, por nga  goditja e rritjes së taksave amerikane pësuan donatorët e mëdhenj në rritjen e çmimeve zingjirore.

Trump u premtojë amerikanëve se do t’i korrigjojë politikat tatimore që do t’i ulin çmimet e tregut industrial që do ta përmirësojnë jetën e 60% të qytetarëve dhe ky çelës i fitores së Trump u bë realitet.

Ekspertët ekonomikë janë skeptikë që kjo politikë mund të jetësohet, sepse nuk mbahet mend se në Amerikë ndonjë artikull industrial ka ulur çmimin në treg nga një çmim më i lartë.

Kabineti i Presidentit në ardhje Trump me  zgjedhjen e Susie Wiles si shefe të kabinetit të tij dhe me ardhjen emërimin e Rubios sekretar shteti, definitivisht merr fizionominë e mandatit të parë kur Trump tërhoqi ushtrinë nga fronti në Siri duke i lnë ushtart kurdë në mëshirën e fatit edhe pse i  kishte aleatë të plotë në fushëbetejë.

“Ne kemi nevojë për një plan që i thotë klasës punëtore se do të krijojmë një ekonomi dhe një qeveri që punon për ju. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqni donatorët e mëdhenj, ata me shumë para nga politika”, tha senatori Sanders.

Fluturimi i kriptomonedhës në SHBA

Zgjedhja e Trump  në  javën e parë të nëntorit ka quar në fluturim monedhën  më të vjetër të njohur si monedha digjitale bitcoin e cila  u rrit hovshëm menjëherë pas fitores së Trump në bursa mbi 90.000 dollarë. Ky është kursi më i lartë, që ka arritur ndonjëherë kriptomonedha.

Trump njihet si adhuruesi më i madh i kriptomonedhës dhe  pritet ta vendos në fuqi ekonomike  valutën digjitale në Amerikë dhe kjo nga ekspertët vlerësohet si një platformë e cila Trumpit i jep avantazhe të një presidenti që megjithatë nuk pritet të shmanget  nga vizioni që aprovoi në mandatin e parë.

Ajo që dihet nga mandati i parë rreth Ballkanit Perëndimor ku ndikimi rus është investuar  në të gjashtë shtetet e rajonit, politika e jashtme amerikane  siç shihet nuk ka ambicje të merret me  te sikur edhe nuk është premtuar fare kjo pjesë e Evrops./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews