Trumpi e zgjedh Muskun si bashkudhëheqës të një departamenti të ri

Miliarderi Elon Musk dhe ish-kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Vivek Ramaswamy, do ta udhëheqin Departamentin e Efikasitetit Qeveritar, organ i ri, tha të martën presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Pavarësisht nga emri, ky departament nuk do të jetë agjenci qeveritare. Trumpi tha në një deklaratë se Musku dhe Ramaswamy do të punojnë jashtë qeverisë për t’i ofruar Shtëpisë së Bardhë “këshilla dhe udhëzime” dhe do të bashkëpunojnë me Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit për të “udhëhequr reformë strukturore të shkallës së lartë dhe për të krijuar një qasje sipërmarrëse ndaj qeverisë, që nuk është parë kurrë më parë”.

Trumpi shtoi se ky vendim do t’i shokojë sistemet qeveritare, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas presidentit të ri, këto dy figura “do ta shtrojnë rrugën që administrata ime ta çmontojë burokracinë qeveritare, t’i pakësojë rregulloret e tepërta, t’i zvogëlojë shpenzimet shpërdoruese dhe t’i ristrukturojë agjencitë federale”.

Duke shkruar në rrjetin X, i cili është në pronësinë e tij, Musku u zotua për dokumentimin e të gjitha veprimeve të departamentit në internet për “transparencë maksimale”.

“Kurdoherë që publiku mendon se ne po pakësojmë diçka të rëndësishme ose nuk po pakësojmë diçka shpërdoruese, vetëm na tregoni” – tha ai.

Ramaswamy gjithashtu reagoi ndaj njoftimit për emërimin e tij. “Ne nuk do ta bëjmë butësisht, @elonmusk” – shkroi ai në rrjetin X, duke e shtuar edhe figurën e flamurit amerikan.

Nuk është e qartë se si do të operojë organizata e re. Ajo mund të funksionojë sipas Aktit Federal për Komitete Këshillëdhënëse, i cili përcakton se si duhet të operojnë grupet e jashtme që e këshillojnë qeverinë dhe si duhet të jenë llogaridhënëse ndaj publikut.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews