Kosova ka pësuar ndaj Norvegjisë me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Ullevaal” në Oslo, ku Erling Haaland ka shënuar het-trik.
Ylli i Man Cityt, ishte i pandalshëm në fitoren e ‘Vikingëve’ ndaj ‘Dardanëve’, duke kompletuar het-trikun në minutat 15′, 70′ dhe 75′.
Sulmuesi i njohur që kompletoi numrin e 30-të golave me fanellën e Norvegjisë, ka komentuar golat e shënuar ndaj Kosovës.
“I pari ishte e bukur, i dyta ishte shumë pasim i mirë nga Antonio Nusa dhe e treta ishte klasa nga unë dhe Aron Donnum”, ka thënë Haaland për kanalin e vetë NFF-së në Instagram.
Rekordi i Jørgen Juves në ekipin kombëtar me 33 gola, duket se do të thyhet nga Erling Haaland, por ai thotë se nuk e mendon këtë gjë.
” Nuk mendoj vërtet për këtë”, deklaroi Haaland për NFF-në, por nuk foli me pjesën tjetër të shtypit
Alexander Sørloth dhe Kristian Thorstvedt kishin fjalë të mëdha për sulmuesin pas ndeshjes.
“E porosita (për het-trik). Hyra në dhomën e zhveshjes para ndeshjes dhe i thashë të shënonte tre. Unë marr një pjesë të meritave”, deklaroi Alexander Sørloth që nuk luajti ndeshjen për shkak të një dëmtimi.
“Ai është unik”, ishte analiza e shokut tjetër të skuadrës, Kristian Thorstvedt.