Më 12 gusht 2024, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit” ka dorëzuar një kërkesë për rritjen e fondeve për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së.
Letra është dërguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Fondacioni ka theksuar se kufizimet në shpenzimet e mbrojtjes juridike, të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MD-NR.01/2024, kanë vënë në vështirësi ekipin mbrojtës të Thaçit.
Mungesa e fondeve ka çuar në largimin e një avokati kryesor dhe mund të shkaktojë shtyrjen e gjyqit për gjashtë muaj deri në angazhimin e një avokati të ri.
Fondacioni vlerëson se është urgjente ndarja e fondeve shtesë për të siguruar mbrojtjen efektive të Thaçit dhe për të mbrojtur integritetin e luftës së UÇK-së dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri.