Një vajzë e mitur në Kaçanik ka raportuar në Polici se është rrahur nga babai i saj.
Siç njofton Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Kaçanik 01.07.2024, 12:00. Ankuesja femër kosovare- e mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.