E konfirmon edhe Guardiola: Alvarez nuk është më pjesë e City-t, shpresoj të gjejë atë që kërkon

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se Julian Alvarez nuk do të jetë pjesë e ekipit të tij sezonin e ardhshëm.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Superkupës së Anglisë kundër Manchester United, tekniku spanjoll i uroi suksese në vazhdim sulmuesit argjentinas.

“Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj që ai të gjejë atë që kërkonte. Para së gjithash dua të shpreh mirënjohjen time për Julian. Me ne fitoi gjithçka dhe kontributi i tij ishte i madh”, deklaroi Guardiola.

Ndryshe, Julian Alvarez raportohet se ka arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll, Atletico Madrid, për një shumë rekord prej 100 milionë eurosh.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews