Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione.
Sipas njoftimit, këto bastisje po bëhen nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
“Prishtinë, 24 korrik 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./TelegramNews./