Dy zyrtaret e AKPPM-së dyshohet se abuzuan me çmimet e barnave në Kosovë

Skandali i çmimeve të barnave në sistemin shëndetësor kosovar vazhdon të shqetësojë publikun.

Një hulumtim medial ka nxjerrë në pah dyshime të forta lidhur me caktimin e çmimeve të këtyre barnave, të cilat janë jetike për qytetarët e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit për përcaktimin e çmimeve të barnave, V.K, dhe një anëtare tjetër e komisionit, S.H, akuzohen për veprime arbitrare duke përcaktuar çmime të larta që dëmtojnë pacientët, për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së plotë të të gjithë anëtarëve të komisionit prej 7 anëtarësh sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hulumtimi ka treguar se për rreth 2200 produkte medicinale, vetëm dy anëtare të komisionit kanë vendosur për 1928 produkte, duke lënë jashtë procesit pesë anëtarë të tjerë.

Ky veprim solli çmime të larta, të cilat ishin shumë mbi nivelin e tregut privat. Pas shpërthimit të skandalit në media dhe reagimeve të shoqërisë civile, lista e çmimeve u anulua, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë veprim ligjor ose masë disciplinore ndaj anëtarëve të komisionit nga Ministria e Shëndetësisë ose organet kompetente të drejtësisë në Kosovë. /Telenews.al/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews