Dy persona plagosen me armë zjarri në Viti

Dy persona janë plagosur sot në Fshatin e Ri të Vitisë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen. Sipas mjekut kujdestar të plagosurit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”, tha Hashani.

Ndërkaq Hashani tha se lidhur me rastin është arrestuar një person ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri.

“Njësitet Policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person mashkull kosovar, po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri”, tha tutje zëdhënësi. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews