Dukagjini ka arritur fitoren e parë këtë edicion nën drejtimin e Ismet Munishit.
Skuadra nga Klina ka mposhtur Gjilanin e rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, përmes Edison Kqikut.
Shifrat u barazuan në minutën e 30-të, pasi Kenan Haxhihamza pas një gabimi pranë portës, aty ku Met Millaku barazoi për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, derisa me të filluar e dyta u shënua edhe goli i tretë.
Në minutën e 48-të, u akordua penallti për vendasit, ndërsa nga pika e bardhë u tregua i saktë Altin Merlaku.
Me këtë fitore, Dukagjini merr fitoren e parë nën drejtimin e Ismet Munishit dhe tani ngjitet në vendin e shtatë.