Kosova nis sonte kampanjën e saj në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me fillim nga ora 20:45, “Dardanët” do të përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për Kosovën, ky nuk është kundërshtar i panjohur, pasi ishin përballur edhe më parë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
Madje në ndeshjen që u zhvillua në Rumani, “Dardanët” nuk ishin pritur aspak mirë, pasi kishte thirrje raciste të vazhdueshme në kor nga tifozët rumunë.
E në lidhje me këtë gjë, ëshë deklaruar edhe Vedat Muriqi në konferencën për media të mbajtur dje.
Ai tha se janë të gatshëm të marrin hak për atë që ndodhi në Rumani vitin e kaluar.
Kujtojmë që tre futbollistë janë grumbulluar për herë të parë me Kosovën. Bëhet fjalë për Elvin Rexhbeçajn, Eliot Bujupin si dhe Fisnik Asllanin.