​Diplomimi i policëve të rinj, familjarët: S’kemi të gjallë pa Policinë e Kosovës

“S’kemi të gjallë pa këta” thonë familjarët e gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, ku sot diplomuan 448 prej tyre.

Ata u shprehën krenarë me arritjet e djemve dhe vajzave të tyre, duke tejkaluar sfidat për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Nëna e një polici të sapo diplomuar, Atifete Elezaj thotë se djali i saj sot realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë për të veshur uniformën policore dhe për ta kryer detyrën e tij.

“Është ditë shumë e veçantë. Më në fund iu realizua ëndrra që e ka pasur qysh si fëmijë që ka qenë i vogël dhe erdhi momenti që po e presim këtë ditë shumë të mirë. Jam shumë e kënaqur, iu uroj fat dhe suksese, punë të mbarë dhe të palodhshme. Shumë gjenerata të mira, polici e mirë, e rregullt, e suksesshme në çdo veprim që e marrin”, thotë Elezaj.

Ndërkaq, Ismajl Tërbunja u shpreh krenar me rastin e diplomimit të mbesës së tij, për çka thekson se pa Policinë e Kosovës “nuk kemi të gjallë”.

“Si me qenë më krenar se të mbërrijë mbesa ta kryejë akademinë…Shpresoj më të mirën. Ne kemi përjetuar gjithçka…A mendoni që polica i kanë kushtet e përshtatshme për punë? Deri diku, nuk i kanë ashtu 100 për qind, por pritet…Pa këta nuk kemi të gjallë”, u shpreh Tërbunja.

Por përtej kësaj, familjarët thonë se duhet përmirësuar kushtet për Policinë e Kosovës, duke përfshirë pagat dhe të tjerat në mënyrë që ata të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre siç duhet.

Isa Berisha u shpreh se Policia e Kosovës tashmë gëzon respektin më të madh nga populli, derisa tregon se sot nipi i tij ishte njëri nga 448 policët e rinj të diplomuar.

“Sot jam krenar që djali i vëllait tim është pjesëtar i Policisë së Kosovës, një polici e cila mendoj se sot ka më së shumti respekt nga populli. Ja shumë i lumtur për gjeneratën e 60-të që sot diplomuan…Mendoj që Polica e Kosovës është çdo gjë në rregull, përveç që kushtet duhet t’iu plotësohen pak më shumë, duke filluar prej pagave, rrobave gjithë të tjerat, automjete, sepse nuk kanë siç po lexoj”, thotë Berisha.

Ndërkaq, Muhamet Shala thotë se ardhmëria e vendit tonë është Policia e Kosovës.

“Jemi krenar për ata, me punë e kanë kryer, shpresoj që të kenë suksese dhe gjithë të mirat në jetë…Sigurisht, duhet të përmirësohen kushtet, sa më të mira t’i ketë Policia e Kosovës. Ardhmëria jonë është Policia e Kosovës”, thotë ai.

Sot përmes një ceremonie, kanë diplomuar 448 policë të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast morën pjesë personalitete të larta shtetërore të vendit tonë. /kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews