Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës ka deklaruar se Policia po e shton forcën në radhët e saj, duke qenë kështu siç tha ai, në nivelin më të lartë të detyrës në mbrojtje të qytetarëve dhe sundimit e rendit dhe ligjit në vend.
Më tej i pari i Qeverisë theksoi se këtë vit Policia e Kosovës shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, sikurse vendi ynë që shënon 25 vjetorin e çlirimit.
“Sot këtu mes jush jemi bashkë në diplomimin e gjeneratës së 60-të me radhë të Policisë së Kosovës. Policia jonë po shton e forcon radhët e saj duke qenë kështu në nivelin më të lartë të detyrës në zbatim misiont të saj për mbrojtjen e qytetarëve sundimin e rendit dhe të ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial të Republikës. Këtë vit Policia e Kosovës shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, sikurse vendi ynë që shënon 25 vjetorin e çlirimit. Një çerek shekulli liri, një çerek shekulli shërbim me përkushtim për të gjithë dhe pa dallim”, tha Kurti në fjalimin e tij”.
Derisa theksoi se “kur e kemi marrë qeverisjen buxheti për policinë e kosovës ka qenë 91 milionë euro sot është gati 50 për qind më i lartë, 135 milionë euro si rezultat i kësaj kushtet e punës së policëve janë më të mira. Brenda periudhës 3 vjeçare kemi investuar afër 17 milionë euro në pajisje policore logjistike, 3 milionë euro në ndërtimin e objekteve policore , 7.8 milionë euro në blerjen e 320 automjeteve dhe autoblindave të reja”./TelegramNews./