Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se profezionalizmi dhë shërbimi me përkushtim i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka arritut ta bëjë këtë institucion si më të besueshmin nga ana e qytetarëve.
Kështu deklaroi Sveçla në fjalimin e tij, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, përcjell TelegramNews.
“Profesionalizmi dhe shërbimi me përkushtim i Policëve tanë të cilëvve ju bashkoheni nga sot edhe ju kadetë ka arritur të ngrisë Policinë e Kosovës në institucionin me besimin më të madh qytetarë. E konfirmuar kjo edhe nga raportet dhe matjet e institucioneve vendore e ndërkombëtare”, tha ai.