Dialogu, Lajçak: Po përgatiten propozime për palët, bisedime të nivelit të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë

Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian do t’i fillojë bisedimet në nivelin më të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Lajçak, mandati i të cilit si emisar i dialogut do të përfundojë në fund të muajit, ka thënë se po përgatiten propozime për të dyja palët.

“Ne po përgatitemi t’i fillojmë bisedimet e nivelit më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e ka bërë të qartë se do të jetë e përfshirë drejtpërdrejtë dhe se dëshiron ta udhëheqë procesin. Po përgatitet një qëndrim i BE-së, një propozim për të dyja palët. Nuk mund të flas në detaje tash. Pasardhësi im Peter Sorensen, i cili është një diplomat me përvojë dhe e njeh mirë Ballkanin, do të jetë aty për të ndihmuar Kaja Kallasin në këtë punë”, ka thënë Lajçak në një intervistë për televizionin shtetëror serb “RTS”.

Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që të vendosen sa më shpejt kontakt në nivelet e BE-së dhe SHBA-së për të arritur një marrëveshje për qasje të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se dialogu është në gjendje më të mirë se para fillimit të mandatit të tij, ndërsa ka vlerësuar si sukses Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“Është udhërrëfyes drejt normalizimit që është në interes të të gjithëve”, tha Lajçak.

Ai ka thënë se dialogu është i lidhur me rrugën evropiane të të dyja vendeve dhe kjo është thënë edhe në konkluza të shumta të organeve të BE-së.

Lajçak ka deklaruar se është për të ardhur keq që nuk është arritur normalizimi, por ka thënë se është joreale të mendohet se mund të arrihet normalizimi kur ka një atmosferë përshkallëzimi e krizash.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews