Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq njoftoi pak minuta më herët se, Faton Hajrizi është vrarë.
E mediat serbe kanë dhënë detaje rreth vrasjes së tij, përcjell TelegramNews.
Sipas tyre, “atentatori” i policëve Faton Hajrizi është vrarë në fabrikën e braktisur jo larg vendit ku para 36 orësh e vrau policin Nikola Krsmanoviq 34 vjeçar dhe plagosi Vlekoslav Iljiq 50 vjeçar. Siç marrin vesh, ai ka refuzuar të dorëzohet në Polici të cilët e kanë gjuajtur me rafale të mëdha.
Derisa thuhet se Hajrizi kishte shtënë në policinë, të cilët e kishin rrethuar derisa këta ishin të mbrojtur nën helmeta dhe armatim.
“Faton Hajrizin policia e ka lokalizuar dhe pastaj e ka lutur të dorëzohet dicka që ai ka refuzuar dhe ka filluar të gjuaj, për çka edhe policia e ka kthyer zjarrin. Informer ka ardhur deri te fotografia e Fatonit dhe të armës me të cilën është vrarë polici serb. Kujtojmë se para kësaj policia serbe e ka lokalizuar jo larg klubit futbollistik Trbusnice. Kur Hajrizi ka parë se është i rrethuar në të gjitha anët ka shtënë në Policinë dhe ka hequr dorë nga arratisja”.