Deputeti shqiptar në Zvicër: Qeveria Kurti nuk pati asnjë iniciativë për njohje të reja

Korab Rashiti, deputet nga kantoni i Bernit në Zvicër, tha se partia në pushtet nuk mori asnjë iniciativë për njohje të reja për Kosovën.

Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova, Rashiti tha se ai i kishte shkruar edhe presidentes Vjosa Osmani për njohje të reja, megjithëse shtoi se nuk mori asnjë përgjigje.

“Besoj që qeveria aktuale, që janë në fushatë aktualisht janë klanizuar vetëm me shoqërinë ose aleatët tradicional të Kosovës, kurse nuk kanë parë fryma të ndryshme që po ndodhin në botë, dhe nuk kanë pasur iniciativa proaktive për njohje të reja të Kosovës, sipas analizës sime. Si për shembull Argjentina kur u bë me president të ri, ku Argjentina mori një rrugë drejt Perëndimit, aty ka qenë një shanc vitin e kaluar për me marr iniciativa aktive me Argjentinën se në Amerikën Jugore nuk kemi shtet që na njeh”, u shpreh deputeti.

“Në atë kuadër, unë ia dhashë një imput presidentes së Republikës së Kosovës, por nuk pata përgjigje”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews