Deputetët e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani dhe Agon Batusha, si dhe ajo e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kanë nga Komisioni për Integrime Evropiane, kanë marrë pjesë në në takime me përfaqësues e zyrtarë të BE-së, në Berlin, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit.
Deputetja e pozitës, Fjolla Ujkani, tha se Kosova është pjesëmarrëse aktive aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit për të afruar vendin më afër BE-së.
“Së bashku me deputetët Agon Batusha dhe Blerta Deliu – Kodra nga Komisioni për Integrime Evropiane, dhe me Komisionet për çështje të integrimeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi marrë pjesë në takime me përfaqësues e zyrtarë të BE-së, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit. Republika e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht, dhe është pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit, të gjitha këto në funksion të ofrimit të vendit tonë më afër BE-së, më shpejtë e më sigurt”, ka shkruar ajo.