Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se gjatë vitit 2023 e 2024 qytetarët kanë hyrë në borxh për gjërat esenciale.
“Viti 2023-2024, qytetarët e Kosovës kanë hyrë në borxh ose në kredi, veç për gjërat esenciale. Për të mbuluar muajin, 32 për qind e qytetarëve të Kosovës është dashur të hyjnë në kreditkartë borxh, për të blerë vaj, miell, bukë”, tha ajo.
Ajo tutje në seancën plenare në Kuvend, tha se kryeministri nuk flet për këtë, por për një Kosovë të zhvillimit.