Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje sërish mërgatës për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Ai ka bërë të ditur se afati i fundit është sot në ora 23:59.
“Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfiton
Kurti thotë se katër minuta nga koha e secilit mërgimtarë, janë katër vite vendimtare për Kosovën.
“E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme, për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë. Ju që jeni regjistruar, kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj, e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi, ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim, Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin. Ju faleminderit e u jemi mirënjohës përherë. Të fala e mirupafshim”, ka shtuar Kurti.