Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Daut Haradinaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës është organi që e ka bërë Gjykatën Speciale, ai mund ta zhbëj.
“Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë. Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë. U bo boll!”, ka thënë Daut Haradinaj.