Danimarka e Anglia po përballen me njëra-tjetrën në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt.
Pas 45-minutëshit të parë, rezultati është 1-1, me dy kombëtaret që patën rastet e veta edhe për më shumë gola.
Fillimisht, serinë e golave e hapi sulmuesi Harry Kane, që shënoi në minutën e 18-të të takimit.
Golit të Harry Kane iu kundërpërgjigj Morten Hjulmand në minutën e 34-të, me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone.
Së bashku në grup me këto dy kombëtare janë edhe Sllovenia e Serbia.