Mbretëria e Bashkuar pezulloi 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael pasi një auditim i ri i qeverisë zbuloi një “rrezik të qartë” se arma mund të përdoret në kundërshtim me ligjin humanitar.
Pezullimi do të mbulojë komponentët për aeroplanët ushtarakë, përfshirë avionët luftarakë, helikopterët dhe dronët.
Thuhej se auditimi dy-mujor ngriti shqetësime për mënyrën se si Izraeli sillej në konflikt në Gaza, raporton The Guardian, përcjell Telegram News.
Pezullimet paraqesin një të dhjetën e 350 licencave ekzistuese dhe nuk përfshijnë pjesë për avionin luftarak F-35, përveç nëse pjesa e dorëzuar nga Mbretëria e Bashkuar është specifike për avionët e përdorur ekskluzivisht nga Izraeli.
“Ky nuk është një ndalim i plotë, kjo nuk është një embargo armësh,” i tha Ministri i Jashtëm David Lammy parlamentit anglez. /TelegramNews/