Prej disa ditësh është bërë viral gjithandej një pjesë e këngës së re që do jetë bashkëpunim mes Ylli Limanit dhe Dhurata Dorës.
Pas publikimit të sekuencës, dyshja kanë reaguar nëpër storie në llogaritë e Instagramit, duke shkruar me shaka “se kënga tanimë është bërë virale akoma pa u publikuar”.
E tani pritjes duket t’i ketë ardhur fundi.
Sot në orën 18:00, Dhurata dhe Ylli sjellin për publikun duetin e tyre të shumë pritur!