Këngëtarja Dhurata Dora ka njoftuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kësaj radhe, Dora ka bashkuar forcat me artisten romune, Cristina Stefania.
“Kef Halak” titullohet kënga e dyshes.
Ky s’është bashkëpunimi i parë i Dhuratës me nje artiste nga Rumania.
Më parë ajo ka publikuar dy duete me këngëtaren e famshme romune Inna, “Yummi” dhe “Ale ale”.