Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mohuar akuzat e partive opozitare për keqpërdorim të buxhetit dhe mungesë të investimeve kapitale për vitin 2023. Ai ka mohuar edhe akuzat për ndarje të mjeteve për organizatën “Ec Ma Ndryshe”.
Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të këtij dikasteri, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ministri Hajrullah Çeku, patën një përplasje mes vete.
Fillimisht, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se në këtë raport ka shkelje ligjore dhe elemente të kryerjes së veprës penale.
“Kisha kërkuar si deputet raportues, nga burimet njerëzore investimet kapitale subvencione kemi shkelje të rregullores që ka bërë vetë ministria, kemi shkelje të ligjit, kemi raste që ka pasur pagesa edhe mbasi janë pranuar punimet dhe kemi vonesa në punime. Nuk e di cili është niveli i menaxhimit të Ministrisë nëse bazohemi në këtë raport është mjaft shqetësuese. E kam lexuar raportin në shumicën e pikave ka elemente të kryerjes së veprave penale dhe ky raport më shumë do të ishte për Prokurori. Ne bazë të raportit po flas nuk e di se çka je me profesion por po marrë cilën dush të gjetur në të gjitha në secilin mund te marrë nga tri raste që mund të konsiderohen ai vepër penale. Në 19 raste të testuar në vlerë totale 2 milionë e 515 mijë përfituesit e subvencioneve nuk kanë dërguar raportet me kohë. Për më tepër në një rast pagesa është bërë në vlerën e plotë edhe pse marrëveshja ishte për tu bërë në dy pjesë. Marrëveshjet nuk ua ka bërë Auditori por ju, nuk po shpiku diçka por po e lexoj raportin”, ka thënë Beqa.
Ndërsa ministri Ceku mohoi se ka shkelje dhe kryerje të veprës penale, ai ka thënë se ka adresuar të gjitha sqarimet e nevojshme.
Por ai pohoi se ka vonesa të subvencionimeve por sipas tij, kapacitetet e ministrisë nuk mbërrijnë të përfundojnë projektet me kohë.
“Kanë qenë më shumë sqarime te rrethana sesa me kundërshtua gjetjet. Dua ta shfaq një mospajtim se asnjë nga të gjeturat nuk te qon tek vepra penale. Kemi ofruar të gjitha sqarimet e nevojshme, me kapacitetet tona të brendshme jo gjithmonë mbërrijmë të përfundojmë punët. Numri i madh i projekteve të investimeve kapitale, numri i madh i thirrjeve të subvencioneve, mijëra aplikues. Ne i kemi edhe argumentimet tona për secilën të gjetur dhe kemi dhe veprimet qe kemi ndërmarrë mund t’i lexoj një nga një ose gjatë debatit. Po e pranoj që ka vonesa dhe jemi të vetëdijshëm por nuk arrita argumentimin se cila shkon në vepër penale, për këtë siguroj që kam nisur raste të tjera nëse kemi pasur një dyshim të caktuar. Një numër shumë i madh i kontratave edhe nëse ndodhin vonesa ne i paralajmërojmë. Sot po flasim për vonesa javore apo mujore, që me këtë vëllim dhe numër të madh të përfituesve edhe në këtë raport të këtij viti gjasat janë që të ketë vonesa në mbylljen e këtyre projekteve”, tha Çeku.
Tutje, ministri i MKRS-së tregoi edhe arsyen e mbështetjes përmes subvencioneve.
“Projektet vazhdojnë të kryhen dhe dorëzohen avancat, zyra e prokurimit nuk është kompetente të ndërhyjë. Vonesat në nënshkrimin e kontratave edhe kjo vonesat kanë ndodhur gjatë vonesave të mjeteve duhet te kalojë një kohë shumë e gjatë që një përfitues mos me lajmërua dhe me filluar procedurën. Mund të ketë pakujdesi që mund të jenë shumë te hollësishme. Këto organizata janë serioze dhe janë përfituese vite me radhë. Natyrisht që është shumë me rendësi që këto të gjetura të mos krijojnë një ambient diskriminues qe mund t’i ketë dokumentet në rregull. Ministria jonë ka dy instrumente te mbështetjes, janë investimet kapitale dhe janë subvencionet, investimet kapitale janë ndërtesa kurse subvencioni janë përmbajtje. Në kulture përmbajta është më e rëndësishme se ndërtesa për këtë arsye ne i kemi vërë shumë rendësi subvencioneve”, ka thënë Çeku.
Po ashtu ai foli dhe akuzat ia ka ndarë organizatës që dikur e drejtonte ky i fundit “Ec Ma Ndryshe”, 257 mijë euro edhe pse pjesë e saj ishte vëllai i tij.
“Thatë që kam dhënë mbështetje vëllait tim. Mos bëni shpifje dhe pa kurrfarë argumentimi këtë e kam adresuar drejtë në Policinë e Kosovë dhe Agjencinë kundër Korrupsionit nuk e kam paditë për shpifje por si keqpërdorim ndaj meje. Unë deri tash mund të them se deri tani është shpifje. Keqkuptimi i qëllimshëm është me barazua një OJQ me një biznes. Kam punuar në shoqërinë civile dhe kam qenë pjesë e shumë organizatave në cilësi të ndryshme nga viti 2017 e kam ndërprerë aktivitetin e shoqërisë civile dhe nga ai vit nuk kam asnjë angazhim. Në disa organizata që kam qenë pjesë e tyre kanë qenë përfitues të ministrisë edhe para se me qenë unë ministër. Është shumë e ulët mënyra se si është bërë kjo goditje pa kurrfarë verifikimi”, shtoi Ceku./EO