Burgosja e deputetit Salianji, PD proteston sonte

Kjo e hënë pritet të jetë një ditë e ngjeshur politike mes tensioneve të shtuara mes opozitës dhe mazhorancës që pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji.

Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme , që do të çelet me mbledhjen e radhës të Komisionit parlamentar të Integrimit do të kalohet në seancë plenare në orët e pasdites, e njoftuar për t’u mbajtur në orën 17:00, palët do të përfshihen në debate dhe akuza të forta mes tyre, ku demokratët tashmë e kanë cilësuar burgosjen e Salinjit si akt lufte i socialistëve karshi tyre.

Janë deputetët Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, që po paraqesin qëndrimin e PD-së në Komisionit e Integrimit, ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së nuk do të jenë prezent, çka duket se është hapi i parë i veprimeve të tyre, pas burgosjes së Salianjit.

Pak ditë më parë drejtues të PD-së artikuluan ndërprerjen e marrëdhëniese institucionale me mazhorancën e Edi Ramës, por pa specifikuar se deri në ç’masë mund të shkojë ky qëndrim.

Gjatë mesditës deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të aplikojnë në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të deputetëve të opozitës janë disa variante që mund të aplikohen, duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal.

Gjithsesi do të jetë Grupi Parlamentar ai që do të vendosë dhe pasditja e sotme do të tregojë se çfarë realisht deputetët e opozitës mund të bëjnë.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjesuar.

“Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë.

Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes. Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës”, thuhet në deklaratën e miratuar nga Këshilli Kombëtar.

AGJENDA E SEANCËS PLENARE

Në agjendën e Kuvendit, tema kryesore e seancës pleare pritet të jetë edhe ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka firmosur urdhrin për mbajtjen e saj që prej datës 26 Shtator dhe është e parashikuar në kalendarin e punimeve të miratuar më herët, periudha 23 Shtator-11 Tetor.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar që pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 Shtator se s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta dhe revolta jo vetëm në sheshet e vendit por edhe në sallat e Kuvendit.

Nuk dihet saktësisht se si është parashikuar të veprohet në këtë aksion të ri dhe të detyruar politik që do të nisë që ditën e sotme, por më herët opozita e ka ndjekur strategjinë e bllokimit të seancave, deri në flakadanë, fishekzjarrë dhe vënie zjarri në sallë.

Protesta e parë kombëtare është lajmëruar për të hënën e 7 Tetorit, me strategji bllokimi dhe paralizimi të jetës jo vetëm parlamentare dhe ligjislative, por deri në mosbindje civile, në rrugë kombëtare dhe sheshe.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews