Përbërësit:
1 kg miell
300 gr sheqer
200 gr gjalpë I shkrirë
3 paketa maja të vogla
1 lugë kafe kripë
1 gotë ujë me qumësht të vakët
Lëkurë portokalli
Përgatitja:
Marrim 250 gr miell dhe e përziejmë me majanë, qumështin e vakët dhe pasi e mbujomë mire e lëm 20 minuta sa te fryhet brumi. Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën, miellin dhe I përziejmë sëbashku. Marrim masën e përgatitur më parë dhe i përziejmë sëbashku. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të krijohet një brum I butë. E lëm të mbuluar derisa të vijë dyfishi I brumit dhe më pas formojmë forma të ndryshme.
Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim të gjitha format e burimit në të. Tavën e fusim në furrë derisa format e brumit të fryhen. Në momentin që brumi është fryrë, marrim një të verdhë veze dhe I lyejmë nga sipër me një furcë kuzhine.
I pjekim në temperaturën 150°c për 35-40 minuta. Mund të vendosni vezë n°c mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj.