Këngëtari Blero është bërë kryefjalë për jetën e trazuar sentimentale dhe romancat “jetëshkurtra”. Mes aludimeve për një romancë të re, këngëtari si duket nuk e ka harruar ‘bebin” dhe ka vendosur t’i çojë një mesazh. Këngëtari me një postim Instagram, me fjalë të ëmbla dashurie ka kërkuar rikthimin e saj.
‘S’po më hahet buka prej që ti ke ikë. Nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia. Nuk po shoh motiv pa ty. Aq shumë më ka marrë malli të të kam prapë timen. Je dashuria e jetës sime. Askënd s’kam desht si ty dhe krejt e dinë çka kam bë unë për ty. Të kërkoj edhe një herë publikisht rikthim beba jem edhe pse e di përgjigjen tënde. Të dy jemi fajtor dhe ti e para. Mos harro’, është shprehur ai. Mirëpo Blero është bërë pak i mërzitshëm për publikun me të tilla deklarata dhe kjo është bërë e dukshme nga ri-postimet e statusit të tij që shoqërohet me nota tallëse kundrejt “lëndimit” të këngëtarit.