Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se brenda 24- orëve kanë aplikuar në platformën e-Kosova 60,244 prindër për subvencionimin e teksteve shkollore.
Më tej, Nagavci u ka bërë thirrje prindërve të cilët nuk kanë aplikuar deri më tani që të shfrytëzojnë këtë mundësi.
“Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, ka shkruar Nagavci.