Tri vatra të krizave aktualisht e rrezikojnë botën për një spirale të mundshme të luftës globale në të cilën gërshetohen interesat e superfuqive.
Lufta në Ukrainë, konflikti në Rripin e Gazës potencialisht i përgatitur për ta shpërthyer nje luftë përmasash të gjera në Lindjes e Mesme dhe Ballkani Perëndimor me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe shtetin e Republikës së Kosovës.
Lufta në Ukrainë ka gjasë të mbetet e izoluar nëse Putin mposhtet nga Ukraina e ndihmuar nga SHBA dhe shtetet e fuqishme të BE-së dhe ndihma me avionët F-16 që tashmë janë në territorin e Ukrainës, jep shpresa për përparim më shpejtë të Kievit në çlirimin e Donjeskut të okupuar.
Ballkani Perëndimor mbetet sfida më e rëndë për sigurinë euroatlantike. Njohësit e sigurisë shohin konflikt të ri në Kosovë për shkak të ndërhyrjes së Serbisë në shkëputjen e katër komunave me epërsi serbe dhe Bosnjë Hercegovinë për shkak të shkëputjes së Republikës Serbe nga Bonjë Hercegovina.
Në të dyja rastet ndikimi i Rusisë me prani financiare dhe paramilitare është i lart.
Ekspertët e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, shohin se Presidenti rus i cili është në vështirësi të humbjes nga Ukraina, nuk është i ngazëllyer me Vuçiqin e Serbisë nëse ai do t’i qëndrojë pranë ,apo do të kalojë urën kah perëdnimi, por Putin ka për synim hapjen e një lufte të re në Kosovë dhe Bosnjë për zhvendosje të vëmendjes nga lufta në Ukrainë.
Putin e di se shkëmbimi tregtar ruso – serb nuk kalon mbi 350 milionë euro në vit dhe se tregtia ekzistenciale e Serbisë zhvillohet me shtetet e BE-së. Ajo që presidentit rus i përgjigjet është një luftë e re dhe konflikt sikur ai i vitit të kaluar kur u plagosën dhe lënduar afër 100 ushatrë të NATO-s në veri, gjatë një përleshje me serbët, shumica e të cilëve ishin pjesë e MUP-it të Serbisë dhe rus të akredituar nga BIA.
Stradner eksperte për siguri të lartë e përshkruan Vuçiqin si mjeshtër në lojën mes superfuqive, sikur që e përshkruante Financial Time se ai as nuk ofrohet me Rusinë, as me Amerikën.
Vuçiq e ruan distancën duke bashkëpunuar me Evropën, sepse shtetet e saj e kanë ngritur Serbinë në dëm të shteteve të Ballkanit, ndër të cilat trojet shqiptare kanë pësuar ndarjen dhe gjenocidin sistematik nga Serbia.
Vuciq është mjeshtër edhe në politikën e Serbisë që din të krijoj kriza të cilat i ka në menagjim, duke i shpallur së pari si probleme e pastaj duke i vënë në kontroll.
Serbia arrin t’i ruaj epërsitë e pranisë në veriun e Kosovës
Serbia arrin t’i ruaj disa asete të interesit nacionaël serb në veriun e vendit.
Pengesat në hapjen e urës së Ibrit, për të cilën i ka votat e QUINT-it. Më thellë në veriun e vendit, Kosova për 25 vjet nuk ka arritur t’i identifikojë banuesit serbë dhe pronarët e veturave pa tabela të regjistrimit.
Kosova nuk ka arritur te emrat e banorëve “fantom” të “Lagjes së Diellit”, e ngritur me qindra milionë euro të Serbisë, për të cilën thuhet se janë kolonë serbë të Kroacisë që kishin jetuar në Vojvodinë pas dëbimit nga Kraina e Kroacisë gjatë aksionit “Stuhia” të Tugjmanit.
Asnjë qeveri e Kosovës nuk ka arritur ta pengojë sistemin paralel të Serbisë ë veri të Kosovës, madje shumica e qeverive janë mvarur për konstituim nga Lista Serbe.
Sot edhe largimit valutor të dinarit serb nga sistemi bankar, tregu dhe tregtia në veri punojnë me dinarin e Serbisë dhe nëse dikund drekoni apo darkoni me euro, kusurin ua kthejnë me dinarë.
Prania policore në veri të Kosovës, mund të krijojë një korridor sigurie sikur ishte siguruar për kryetarët shqiptarë të komunave veriore, por nuk e ndryshon sunduesin infrastrukturor dhe banimin e tregtinë.
Qeveria Kurti jo që nuk merret me internacionalizimin e problemit shqiptar të Luginës së Preshevës që po u shlyhen adresat e shtëpive në trojet etnike, por ata me forcat popullore atje kanë paralajmëruar protestë gjithpopullore në ruajtjen e identitetit të vet shqiptar.