Borrell pritet të dorëzojë raportin për Kosovën: A do të heqen sanksionet?

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell gjatë javës së ardhshme, pritet të dorëzojë  raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Mirëpo ende mbetet e paqartë nëse Borrell do t’iu  rekomandojë shteteve anëtare  heqjen e masave.

Shtetet pas dorëzimit të këtij raporti do të njoftojnë nëse janë pjekur kushtet për heqjen e masave, të cilat BE i kishte vendosur vitin e kaluar.

Dorëzimi i raportit, qoftë edhe me rekomandim të qartë nuk nënkupton heqjen e menjëhershme të masave. Ky raport vetëm do iu shërbej vendeve anëtare që ta kthejnë këtë çështje ne agjendë dhe në periudhën në vijim, të nisin të shytojnë mundësinë e heqjes së masave.

Raportin e Borrellit e kishin kërkuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, në debatin e parë ku është diskutuar heqja e masave, pak ditë pas votës së përsëritjes në veri, që u mbajt më 21 prill. Atëbotë shumica e shteteve anëtare u shpreh pro heqjes së masave dhe e vetmja paqartësi ishte e lidhur me të nëse masat duhet të hiqen krejtësisht apo në mënyrë graduale.

Ndryshe, masat ndaj Kosovës ishin vendosur në mesin e muajit qershor të vitit të shkuar si reagim i Brukselit ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.

Kushti kryesor nga BE-ja, për largimin e masave vazhdon të jetë rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve. E opozita në vend e fajëson Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për vendosjen e  këtyre masave.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews