Borell sot e priti Gjuriqin në zyrë, pas takimit del me apel për Kosovën e Serbinë

Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të mërkurën priti Marko Gjuriqin, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Pas takimit, BE-ja lëshoi një komunikatë ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia të zbatonin pa vonesa marrëveshjen e Brukselit, e cila është vlerësuar si ligjërisht e detyrueshme nga BE-ja. Borrell u citua se prioriteti kryesor është përparimi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja me frymën e kompromisit dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa vonesa, në përputhje me acquis të BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Borrell gjithashtu i tha Gjuriqit se “rruga e Serbisë drejt BE-së kalon përmes dialogut”.

Dialogu Kosovë-Serbi është në gjendje ngërçi për shkak të pamundësisë për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023 dhe aneksit të Ohrit. Kjo situatë është në fokus të tryezës së Brukselit, ndërsa zyrtarët perëndimorë e kanë cilësuar si rrugën e vetme për tejkalimin e problemeve në rajon.

Ndërkaq, tensionet në veri të Kosovës kanë rritur shqetësimet për eskalimin e situatës, me Kosovën që ka shprehur shqetësimet për kërcënimet nga Serbia.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews