Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë betuar në Presidencë këtë të mërkurë, një ditë pas votimit në Kuvend.
Ministrat e rinj janë betuar me dorën në Kushtetutë pas leximit të betimit, gjatë një ceremonie e cila po zhvillohet në objektin e Presidencës.
Pirro Vengu është Ministri i ri i Mbrojtjes, Ervin Hoxha, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Petrit Malaj, Ministër i Financave.
Elisa Spiropali, kryetare e Kuvendit – këta janë ministrat e rinj në Qeverinë e Shqipërisë