Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nënshkruajë sot një marrëveshje me USAID për një grant 34 milionë e 500 mijë euro.
Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës, të martën.
“Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh. Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”.
“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.