Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M100, për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.
Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është publikuar edhe një video e shkurtër nga prezantimi që i bëhet presidentes Vjosa Osmani, e ku moderatori e përshkruan si “pasuese të rrugës së Ibrahim Rugovës”.
“Ajo e vazhdon rrugën e paraardhësit të saj Ibrahim Rugovës. Trashëgimia politike e Rugovës ruhet në personalitetin e saj dhe siç thuhet në Kosovë ajo vazhdon të jetojë me frymën e “rugovizmit”, është shprehur ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping.