Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se çdo gjë që bëhet me maturi dhe në bashkëpunim me aleatë, partnerët dhe bashkëpunëtorë të mençur e me dije shkencore, bëhet mirë dhe në të mirë.
Kështu tha Berisha derisa shpërndau në Facebook edhe disa fotografi ku shihet se në hyrje të Kuvendit ishte vendosur një tabelë në të cilën shkruante “Detyra e Kurtit”.
Ai madje ftoi gazetarët sfidues që ta zgjidhin detyrën analoge apo siç tha ai “atë të Albinit”.
“Urdhëroni gazetarët sfidues, në hyrje të Kuvendit, zgjidhjen e detyrës analoge apo… me atë të Albinit. Çdo gjë që bëhet me maturi dhe në bashkëpunim me aleatë, partnerë dhe bashkëpunëtorë të mençur e me dije shkencore, bëhet mirë dhe në të mirë”, tha Berisha./TelegramNews./