Kreu i PD, Sali berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, u shpreh se ky është shatori i fundit që i gjen demokratët në opozitë.
Ai deklaroi se vitin e ardhshëm PD do të vijë në pushtet, ndërsa është shprehur se rotacioni është në duart e vetë demokratëve.
“Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. Në 2025-ën ne vijmë në pushtet. Rotacioni është në duart tona. Kemi hyrë në muajin e nëntë, përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj kemi përballjen finale kundër të keqeës që në 11 vite asgjesoi procesin e vërtetë elektorale”, tha Berisha.
Ndëkrohë ai i bëri thirrje anëtarëve të PD që të kërkojnë votën në çdo shtëpi dhe të guxojnë pavarësisht kundërshtarit. Sipas tij vitet e fundit PD është goditur vazhdimisht, por sot ka një tjetër realitet dhe demokratët janë të gjithë të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.