Rreth 940 qendra të votimit do të votohet në mbarë vendin

Sipas KQZ-së është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Në bazë të të dhënave, deri më 7 nëntor 2024, në orën 09:00, janë pranuar 1,524 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (1,171 përmes platformës elektronike dhe 353 në zyrat e Komisioneve Komunale http://qv.kqz-ks.orgtë Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 1,482 kërkesa, ndërsa 42 të tjera janë refuzuar.

Po ashtu është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 7 nëntor 2024, në orën 09:00, përmes platformës elektronike janë pranuar rreth 14,030 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për listën e Qendrave të Votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 për procesin e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews