Gjatë prononcimit pas daljes nga SPAK, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se, qëllimi i akuzës ndaj tij është kapja e kokës së PD-së.
‘Ramën do e lëshojmë në tokë me atë që ai ka më shumë qejf’, u shpreh Sali Berisha para gazetarëve.
Fjalimi i Berishës:
I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së.
I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë.
Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë.
…Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur.
…Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën.
…Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë.
…Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë.