SHBA pritet ta rikthejë në zbatim Marrëveshjen e Uashingtonit

Presidenti i ri Trump që do ta merr Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, po e rikthen vëmendjen e njerëzimit si një president që do të reformojë botën duke shtrirë ndikimin e fuqisë së SHBA-së në botë  dhe ky ndikim, pritet ta prek edhe Ballkanin Perëndimor ku esencialisht dy vatra krizash, përmenden që nga Marrëveshja e Dejtonit më 1995, por që Evropa nuk ka fuqi  as gatishmëri t’i zgjidhë, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Analistët amerikanë dhe të BE, shohin se ardhja e Presidentit Trump në krye të SHBA-së, do të rikthejnë  në skenën politike Marrëveshjen e Uashingtonit të datës 4 shtator 2020, e cila nga  qarqet politike në Evropë ishte konsideruar si një marrëveshje ekonomike që synonte shtrirjen e paqës  mes Kosovës dhe Serbisë përmes shumë projekteve ekonomike.

Kosova përfitonte  siguri në Liqenin e Ujmanit sipas një modeli amerikan që zbatohet me shekuj atje, pastaj financohej “Autostrada e paqes” drejt Merdarit dhe investimet shumë përmbajtësore në energjetikë në Kosovë dhe Serbi dhe shumë projekte  tjera përmes të cilave Kosova dhe Serbia fillonin pajtimet e para ndërshtetërore, përfshirë edhe hekurudhën Kosovë Serbi që niste nga Deti Adriatik në Shqipëri.

Kosova nuk do të aplikonte për një vit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia nuk do të lobonte  kundër pavarësisë së Kosovës .

Kurti me VV-në e patën kundërshtuar ashpër Marrëveshjen e Uashingtonit, duke i hedhur poshtë marrëveshjet, për  të rifilluar  sërish marrëveshje të reja të cilat  sollën ndërhyrjet Frako-gjermane për të sjellë diçka edhe më të keqe si kushte speciale të Kosovës, pas të cilave erdhën edhe sanksionet.

Ekspertët politikë, pritet rikthimi i Marrëveshjes së Uashintonit

Donald Trump sipas analistëve do ta lë nën hije ndikimin e BE-së në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, duke imponuar zgjidhje që ruajnë shtetin e Kosovës, por që kënaqin Serbinë me investime ekonomike.

“Trump do të vazhdojë politikën e mëparshme, duke forcuar praninë amerikane në Ballkan pa shpenzime të mëdha dhe duke u fokusuar në ekonomi, veçanërisht në energjetikë. Nuk do të lejojë  përsëritje të rastit  Banjska, dhe do të insistojë në respektimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Mund të ketë ndryshime në negociata, ku BE-ja do të ishte vetëm fasilitator, ndërsa SHBA-ja do të zgjidhte çështjet kyçe dhe do të mbështeste investimet”, ka thënë Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Për arritje të zgjidhjes së kësaj nyje, profesori i Universitetit Johns Hopkins në SHBA Edvart Joseph ka deklaruar se te administrata Trump do të ndikojnë marrëdhënjet e këqija  që ishin mes Grenell dhe Kurtit për çka Kurti do të ketë vështirësi në zgjedhjet e shkurtit.

“Kur  ambasadori Grenell dëshironte t’i ndihmonte Kosovës në një mënyrë, Kurti zgjodhi  aksionet e pakoordinuara. Bile, edhe pas Banjskës kur ambasadori Hovenjer, e akuzoi direkt Serbinë si përgjegjësin kryesor të kësaj ngjarjeje, Kurti  vendosi të mos bashkëpunojë për së afërmi  dhe kjo do të sjell pasoja për te”, thotë Edvards, citon gazeta Danas

Marrëveshja e uashingtonit

Në kuadër të zotimeve të nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova ishte pajtua të respektojë një moratorium 12 mujor, përmes së cilit, nuk  aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në ata muaj Kosova ka mbajtur premtimin

Marrëveshja obligonte  Serbinë, që të pezullonte çdo nismë të saj lobuese nëpër shtete të ndryshme që të tërheqnin njohjet e Kosovos si shtet.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në kohën kur u arrit marrëveshja në Uashington, ishin në opozitë, patën kundërshtuar këtë marrëveshje dhe pikën ku Kosova zotohet të respektojë moratoriumin për të mos aplikuar në organizata ndërkombëtare.

Por, as pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, Kosova nuk aplikoi për tu pranuar në organizata ndërkombëtare.

Përfitimet ekonomike të marrëveshjes së Uashingtonit

“Autostrada e paqes” Prishtinë – Merdar, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë, janë dy projektet për të cilat në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova ishte zotuar  t’i përmbushte detyrimet e dala nga marrëveshja ku  ish-Kryeministri Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, nënshkruan në prani të Trump dhe Grenell.

Financimi i këtyre dy projekteve është thënë se do të bëhet nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe EXIM (Export-Import) Banka, por që zyrtarë të institucioneve të Kosovës, nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e financimit të tyre përmes granteve, kredive apo mënyrave të tjera.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qysh në kohën e arritjes së marrëveshje së 4 shtatorit në Uashinton, ishte shprehur kritik ndaj marrëveshjes përfshirë edhe çështjen e Ujmanit.

Më 30 qershor, në një konferencë për media, Kurti deklaroi se “qëndrimet tona në lidhje me Ujmanin janë të njëjta”.

Ai tha se mund të prodhohen analiza e studime, por është “detyrë e jona që ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, liqe artificial i Kosovës”, të cilin, sipas tij, Kosova e ka paguar dhe kryer shumë dekada më parë.

Më 7 korrik në një seancë të Kuvendit të Kosovës, kryeminsitri Kurti ka deklaruar që liqeni i Ujmanit është i Kosovës.

Liqeni u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi i Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë.

Tash kur Trump do të vendoset në krye të SHBA-së, mediat e huaja raportojnë se ish i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të emërohet në një post të lartë, vështirësitë e Kurtit për të fituar pushtetin e ri , janë vështirsuar, ndërsa raportet flasin se Grenell mund të emërohet hiq më pak se sekretar shteti Amerikan.

Kjo aq më shumë kur në rrjete soaciale  njerëz të caktuar në prani të Mefit të “famshëm” të VV-së flasin hapur kundër Amerikës, derisa edhe nalisti Tim Judah thotë se Kosova duhet ta ndjej shqetësimin nga Grenell për shkak të Kurtit.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Ais Dërguti ka kritkuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schëarz, ndaj ish-emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell.

Gjykata Speciale, mund të kthehet në Kosovë, thotë Enver Hasani

Ndërkaq sa i përket Gjykatës Speciale, profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtuetuese të Kosovës , Enver Hasani ka  një qasje më ndryshe .

Profesori kushtetues Enver Hasani, nuk sheh përpjekje për zhbërjen e saj por ai sheh mundësi të kthimit të kësaj gjykate në Kosovës.

“Nuk besoj që (do të ketë përpjekje për ta shpërbërë). Por, unë pres që në mënyrë graduale, të fillojë këtu një masë kritike sidomos prej shoqërisë civile që Gjykata Speciale të kthehet në Kosovë. Si të përfundojnë dëshmitë në prill më duket, ajo të kthehet në Kosovë. Nuk ka pse rri më atje. Unë e shoh këtë si opsion. E dyta, stërzgjatja, gjithë këtë kohë, katër vite, ne maruam nëpër regjime speciale, pavarësia e mbikëqyrur, mandej në Statut të Asociacionit, dyshoj që hiqet ai arbitrazhi, krejt çka të ka mbetë është Policia dhe kjo pjesë civile” – thotë Hasani

Mundësi të lëvizjeve pozitive  rreth Gjykatës Speciale  nga Haga në Kosovë sheh edhe  avokati i  mirënjohur kosovar Skënder Musa, i cili ditë më parë ka deklaruar se  sheh edhe mundësi zhbërjeje të saj, nëse shtetet që përfaqësohen në këtë gjykatë nga prokurorët e vet, i kthejnë lëndët në Kosovë, në një bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, Presidenten dhe grupet parlamentare, njëri prej të cilëve  duhet ta  inicojë procesin e zhbërjes apo kthimit të saj në Kosovës./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews