Ende pa e përcaktuar kabinetin e administratës shtetërore për mandatin e ri qeverisës Trump 2, zyrtarë politikë në Evropë, historianë, analistë vendorë e ndërkombëtarë, kanë hapur temën e ndarjes së Kosovës, si opsion real i mundësive, pas fitores së Presidentit të ri Amerikan, fuqia e të cilit pritet ta ndryshojë botën në siguri, ekonomi dhe në marrëdhënie ndërkombëtare.
Njeriu i parë i Rusisë Putin që hapi luftën me Ukrainën, veç është deklaruar se mund të pranojë dialog me Trump për paqë me Ukrainën.
Populli ukrainas ka filluar të jetojë shumë me frikën shumë më shumë se nën mandatin e demokratët Biden në SHBA, duke e konsideruar si realitet të mundshëm dyshimin se Trump mund ta mbështet idenë e faljes së territoreve të okupuara ukrainase Rusisë.
Se po ndodh diçka e tillë në Rusi ka dëshmi, pasi procesi i luftës në Kursk po vazhdon me tempo të shpejtë, ku Rusia ka angazhuar zyrtarisht 13 mijë trupa të Koresë së Veriut për okupime masive, pasi Trump mund të instalojë paqën Rusi-Ukrainë në këmbim të njohjes së territoreve të okupuara nga Rusia.
Për sa i përket Lindjes së Mesme, ekspertët thonë se Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, zhvillojnë dialogun më të përkryer për mbështetjen e Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Palestinë.
Gjatë maratonës elektorale nëpër SHBA, Trump nuk ka folur kurrë për Ballkanin, aq më pak për Ballkanin Perëndimor dhe kjo sipas ekspertëve, krijon precendent zgjidhjeje urgjente të disa zonave të cilat nuk janë parë si tema të rëndësishme nga kampi republikan gjatë fushatës.
Ndarja e Kosovës, megjithatë ka filluar të flitet që në ditën e tretë pas fitores së Presidentit të ri amerikan Donald Trump që vjen në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit janar të vitit 2025.
Historiani kroat Jakovina: Ndarja e Kosovës, mund të bëhet opsion real
Profesori i Fakultetit Filozofik në Zagreb, historiani Tvrtko Jakovina ka folur se çka mund të ndryshojë në Ballkan dhe Evropë pas fitores së Trump dhe ndër brengat e para ka renditur faktin se Trumpi i fitores së tashme, ë shtë po ai që ishte në mandatin Trmp I.
Historiani kroat ka thënë se ndarja e Kosovës mund të bëhet opsion për zgjidhjen e nyjës me Serbinë, por ai ka shtuar se nëse kjo vjen në shprehje të ndodh , atëherë mund të shkaktohen probleme zingjirore të kësaj natyre.
Profesori Jakovina, këtë e sheh si realitet pas një paqeje të arritshme mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërkohë që vetë dialogun Evropë-SHBA, Jakovina e sheh si një dialog mbi parimet e arrogancës politike.
Sekretari i ri i NATO-s megjithatë ka lavdëruar politikat e TRUMP 1 se ka ngritur kapacitetet e gatishmërisë së aleancës duke rritur shpenzimet nga 1 në 2% për ushtritë e tyre dhe kjo pritet të rritet akoma.
Tim Judah: Qeveria e Kosovës ka arsye të shqetësohet
Analisti dhe eksperti i proceseve politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor Tim Judah, është deklaruar pas fitores së Presidentit Donald Trump, duke thënë se “Qeveria e Prishtinës ka arsye të shqetësohet, pasi rikthimi i Richard Grenell në administratën Trump 2, mund të imponojë zgjidhje jo të favorshme për Kosovën.
“Trump u përpoq edhe më parë. Kishte një nënshkrim të famshëm në Uashington për dy marrëveshje të veçanta, por asgjë e madhe nuk doli prej tyre”, shprehet Judah në intervistën për REL duke shtuar se Trump nuk kishte menduar ndonjëherë për Ballkanin.
Tim Judah nuk e sheh Presidentin Trump si njeriun që ka ambicje për Ballkanin si rajon, por konsideron se Ballkani Perëndimor mund të jetë agjendë e vartësve të tij që emërohen në pozita të larta në administratë presidenciale.
KIPRED: Shkëmbini i territoreve kishte nisur nga Federika Mogherini
Lulzim Peci nga Instituti KIPRED, ka mohuar se ndonjëherë Donald Trump kishte iniciuar shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se baza e shkëmbimit të territoreve ka rrjedhur nga Bashkimi Evropian, konkretisht nga kabineti i ish-shefes për Politikë të Jashtme të BE-së Federika Mogherini, por pastaj doli se Evropa e ka hedhur topin te Trump, që sipas BE-së ai e kishte nxitur ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve.
Lulzim Peci nga KIPRED e sheh si mashtrim të madh bindjen se për veriun, Kosova mund ta merr Preshevën, e pastaj bashkimin me Shqipërinë.
Peci sheh se Kosova e ka për obligim ta zbatojë Asociacionin dhe nëse nuk zbatohet Asociacioni, Kosova do ta humb mbështetjen e SHBA-së.
KIPRED, shkon edhe më larg në këtë çështje duke parashikuar edhe mundësinë e tërheqjes së trupave ushtarake amerikane nga Kosova, nëse Kosova nuk i kryen obligimet ndërkombëtare.
Enver Hoxhaj nga PDK: Me Trump, Kosova mund të avancojë më shpejtë në NATO dhe integrime
Duke bërë kritika ndaj Qeverisë Kurti për shumë gabime të bëra në këtë mandat ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se e ardhmja e Kosovës mund të jetë më e sigurte me Trump. Ai përmendi edhe projektin 20/25 të hartuar nga njerëzit pranë Trump, që përfshin prioritetin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, një hap që, sipas tij, do të krijonte një balanc të qëndrueshëm në raport me Serbinë dhe rajonin.
Në lidhje me çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Hoxhaj u shpreh se kjo nuk duhet të ndodhë pa siguruar njohjen e Kosovës nga Serbia.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte ndëshkimi më i mirë për Serbinë pas sulmit terrorist në Banjskë.
Enver Hoxhaj ka përmendur dështimin e madh të Qeverisë Kurti e cila nuk e ka shfrytëzuar munësinë e përfitimeve nga Presidenti Biden, duke theksuar se tani është momenti i përkushtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani: Edhe administrata e Trump 2, do të kërkojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani, nuk e sheh si opsion real qasjen e Trump në vendime për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ai e ka përmendur marrëveshjen e datës 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbissë në prezencë të presidentit Trump, si një historik që lidhet me zbritjen nga aeroplani diplomatik i Thaçit, kur ai po udhëtonte në Uashtington për të njëjtën marrëveshje.
Profesori Enver Hasani, konsideron se tashmë shumë prej dispozitave të Marrëveshjes së Uashingtonit, veç janë zbatuar,sepse aty përfshihet Manastiri i Deçanit që veç është kryer. Atëherë është folur edhe për Ballkanin e Hapur, që tani është kryer, edhe pse me një marrëveshje tjetër, ndërsa Asociacioni gjithashtu është pranuar në vitin 2023 dhe siç thotë
Hasani, “besoi se edhe Administrta Trump II, do të kërkojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, duke qenë që këto dy dokumente, tashmë janë futur në të gjithë mekanizmat e BE-së dhe ngjashëm problem me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit është se ato kanë hy në mekanizma të BE-së. Nuk mundet Trump tash me iu thënë 27 vendeve të BE-së hajde një marrëveshje tjetër, e sa i përket Kosovës, nuk mund të ketë ndryshime radikale sepse Kosova dhe Ballkani janë çështje periferike në politikën e jashtme ” thotë Hasani.
Referuar një deklarate të profesorit amerikan Daniel Serëer, i cili menjëherë pas fitores së Trump deklaroi se nuk e përjashton kthimin e idesë për ndryshimin e kufijve, Enver Hasani thotë se kjo ide nuk e rrit kredibilitetin e Serbisë sepse prioritet është ndalja e luftës në Ukrainë dhe menjëherë pas stopimit të luftës vjen në shprehje ndërtimi i Ukrainës./Telegram News