BE synon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Emisari  në largim i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, deklaroi se BE-ja ka për qëllim rifillimin bisedimet në nivel liderësh pas zgjedhjeve  të përgjithshme në Kosovë  më 9 shkurt.

Sipas emisarit të  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas synon të nis agjendë  bisedimesh mes palëve në proces, përmes emisarit të ri Peter Sorensen.

Miroslav Lajçak, është deklaruar se dialogu i filluar prej tij në prill të vitit 2020, është në gjendje shume më të mirë se që ishte dikur dhe se ai është zhvilluar për arritjen e frymës së normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës  dhe Beogradit.

Sipas Lajçak, “në muajin prill të vitit 2020, dialogu nuk ekzistonte dhe detyra e parë e tij  ishte ta  kthente dialogun në jetën publike dhe deri te kjo pika kanë arritur bisedimet, përmes një pune shumë intensive dhe sistematike”.

Që kur mori mandatin  për ta udhëhequr dialogun në vitin 2020, Lajçak ka organizuar 14 takime bisedimesh në nivel të lartë të përfaqësuesve shetërorë dhe 31 takime në nivel kryenegociatorësh shumica e të cilëve janë mbajtur nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Lajçak në dorëzim të mandatit do t’i përcjell te emisari i  ri Petersen të arriturat e dialogut si dhe t’i bëjë të ditur atij se ku ka mbetur pika e nxehtë e dialogut, duke deklaruar se tashmë ka rezultate konkrete siç është rasti i personave të zhdukur, pastaj në infrastrukturë energjetike në veri të vendit dhe  udhëtimi me letërnjoftime.

Sipas  tij, rezultati më i rëndësishëm është Marrëveshja e Ohrit në rrugën drejt normalizimit, por të arriturat e dialogut nuk kanë gjetur zbatimin në terren për mungesë besimi të ndërsjellë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews