Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kërkuar hetim mbi video-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq.
Ajo poashtu më tutje ka thënë se duhet kuptuar cilat janë kërkesat e Radoiçiqi karshi kryeministrit Albin Kurti.
“Duhet ta kemi të qartë se këto përgjime po normalizohen, kinse opozita po i fabrikon, por ne e kemi dëgjuar se si Kusari-Lila koordinohet me kriminelin Milan Radoiçiq për votën për pagat minimale, që lanë jashtë dhe pjesëtarët e UÇK-së.Është e ndaluar që një person i qeverisë të bisedojë më kriminelin, e ajo e ka bërë këtë më vëmendje të plotë. Kjo duhet të hetohet se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit ndaj kryeministrit Albin Kurti”, tha Bajrami.
Tutje Bajrami ka parashtuar edhe një pyetje dhe ka thënë se “Cila është kostoja që Republika e Kosovës e ka paguar si pasojë e këtij koordinimi?”, ajo poashtu cilësoi disa prej kostove të cilat mendon si kanë ndodhur si pasojë e Mimoza Kusari-Lila.
“Ne sot na duhet me ditë se cila është kostoja që Republika e jonë, e katandisur si mos më keq në këto vitet e pasluftës dhe pas pavarësisë në skenën ndërkombëtare që e ka marrë imazhin e agresorit dhe jo të viktimës që e ka pas, cila është kostoja që Republika e Kosovës e ka paguar si rezultat i këtij koordinimi me terrorristin Radojçiq”, ka deklaruar deputetja.