Azemi: Nga fillimi i vitit e deri më sot kanë vdekur gjashtë punëtorë në vendin e punës

Sot Policia e Kosovës njoftoi se një punëtor i sektorit privat në Kosovë ka vdekur në QKUK, pasi i njëjti ishte rrëzuar në vendin e punës. Siç bëhet e ditur pronari i firmës ndërtimore dhe i pronës tashmë janë arrestuar.

E rastet e tilla të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Kosovë nuk janë të rralla.

Sipas Inspektoratit të Punës, gjatë vitit të kaluar, 12 persona kanë vdekur në vendin e tyre të punës. Derisa në vitin 2022, ky numër ishte 14.

Lidhur me këtë çështje kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një prononcim për Telegramin tha se prej fillimit të këtij viti e deri më sot në Kosovë kanë vdekur gjithsej gjashtë persona.

Sipas Jusufit, katër vdekje janë shënuar në sektorin e ndërtimtarisë, një në sektorin e pastrimit dhe një në sektorin e bukëpjekësve.

“Me rastin e sotëm që ka ndodhë shifra është gjashtë persona që kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, me përjashtim të dy rasteve. Të gjitha pra katër raste janë në sektorin e ndërtimtraisë, njërin e kemi në sektorin ku ai punonte si bukëpjekës dhe një në sektorin e pastrimit”, tha Azemi.

Derisa sa i përket shkaqeve se pse po ndodhin këto raste, i pari i Sindikatës tha se si fajtor kryesorë janë pronarët e kompanive të cilët sipas tij, nuk po e llogarisin rriskun e rrezikut të punëtorëve.

Por që sipas tij, përveç mekanizmave shtetërorë të cilët Azemi tha se nuk po bëjnë kontrolle të mjaftueshme, janë edhe vet punëtorët me gjendje jo të mirë ekonomike po detyrohen që të rrezikojnë me jetët e tyre për t’i siguruar familjeve të tyre rehati sociale.

“Vetëm nëse një punëtorë e humb jetën për neve është shumë. Në rend të parë fajtor është pronari i kompanisë i cili nuk e llogaritë rriskun e rrezikut për këta punëtorë. Në rend të dytë mekanizmat shtetërorë nuk janë duke i kontrolluar dhe nuk janë duke i futur në diciplinë pronarët e kompanive që të jenë të përpiktë në çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë. Po unë nganjëherë megjithatë ndoshta edhe mund të jem naiv në këtë rast sepse punëtorët e sektorit privat shpesh herë rrezikojnë jetën e tyre, me qëllim që t’u ofrojnë një rehati sociale familjarëve të tyre. Por kryesisht pjesa dërrmuese e këtyre punëtorëve janë të cilët gjendjen sociale e kanë shumë të rëndë dhe pastaj detyrohen që ta rrezikojnë jetën për një metalik. Dhe ana tjetër është që tani në tregun e punës kanë hy edhe shumë punëtorë të pakualifikuar dhe në hsumë vende mundohen që t’i nxënë vendet e punës pasi që siç e dinë edhe pronarët e kompanive pasi që tani po ballafaqohemi me ikje të punëtorëve dhe as pronarët nuk po shikojnë aq aftësitë e punëtorit  vetëm me rëndësi për ta është që me i fut në tregun e punës”, tha më tutje Azemi për Telegramin.

Kurse sa i përket kompensimit nga ana e Qeverisë në këto raste, Azemi tha se edhe pas 25 vitesh ende në Kosovë nuk ka fond për raste të tilla. Derisa përmendi edhe deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu për të cilën duke i uruar shërim, tha se Ministria e Shëndetësisë të njëjtës ia ka paguar shërimin, kurse për  vdekjet e punëtorëve në sektorin privat nuk po ka lëvizje.

“Duhet ta bëj një krahasim, por duhet ta falënderoj Zotin që.. po them kështu po lutemi për shëndetin e deputetes Ganimete Musliut, dhe ndihem shumë mirë që ajo me shëndet është mirë, pra mos të mirret diçka pse po bëjë një krahasim. Por përderisa Ministria e Shëndetësisë ka paguar për shërimin e saj që edhe unë e kisha pagu, s’ka dilemë aty dhe ne pothuajse me dekada po kërkojmë që këto raste kur po ndodhin vdekje të punëtorëve në vendin e punës të jetë një fond i veçantë për familjarët e tyre sepse ka raste kur kanë edhe vështirësi edhe në ceremoninë e vorrimit dhe pas 25 vitesh të ndahen fonde për mjete lluksi dhe mos të ndahen fonde për jetën përfundimtare për një punëtorë që ka shërbyer për këtë shtet deri në momentin e fundit ndodh vetëm tek ne. Edhe po të them janë raste të rralla kur pronari i rrin afër familjarëve në rastet kur vdes punëtori në vendin e punës për një kohë shumë të shkiurtë dhe pastaj harrohet rasti në momentin kur vorroset një punëtorë, gjithçka përfundon aty i kemi vetëm dy raste kur ka vdek punëtori dhe familjarëve u është blerë banesë”, përfundoi Azemi./Telegrami.co./

Vdes punëtori pas lëndimeve të marra në punë, arrestohet pronari i firmës dhe i pronës

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews