Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Gerti Bogdani.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se Bogdani ka qenë i angazhuar në jetën politike prej rinisë.
“Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërmve, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, ka shkruar presidenti. /TelegramNews/