Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore të Shqipërisë në Kroaci.
Ajo do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezidente.
Në dekretin e lëshuar nga i pari i shtetit shqiptar thuhet:
Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.