Paris Saint-Germain ka marrë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve pasi ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 1-0.
Se kjo nuk kishte raste të shumta e konfirmon edhe fakti që në pjesën e pare.
pikërisht në minutën e 13-të, Marco Asensio ishte i vetmi që rrezikoi, por pa sukses.
E që ishte edhe rasti i vetëm 45 minutat e para.
Në fillimin e pjesës së dytë, Ousmane Dembele rrezikoi dy here, por nuk e gjeti rrjetën.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, PSG shtoi sulmet drejt portës së Gironas.
Kur pritej që Girona të bënte debutim fantastik në Ligën e Kampionëve, në skenë doli Nuno Mendes i cili shënoi për 1-0 në të mirë të PSG-së.
Në fakt ky u regjistrua si autgol i portierit të Gironas, Paulo Gazzaniga – e që ishte fytyra tragjike e kësaj nate.
Koha shtesë nuk solli asgjë dhe PSG mori fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.